top of page
IMG_0744.JPG
354590600_276468538230744_5930690397836828802_n.jpg

Vlerësimi i udhëhequr nga kolegët

Procesi i vlerësimit të udhëhequr nga kolegët

Procesi i vlerësimit të udhëhequr nga kolegët është një mekanizëm trajnimi gjithëpërfshirës, i cili është krijuar për të vazhduar praktikat më të mira brenda sistemit arsimor si dhe shfrytëzimin e sa më shumë mësimdhënësve cilësorë që janë aktualisht në institucionet arsimore publike në Kosovë.

 

Vlerësimi i udhëhequr nga kolegët është një proces vlerësimi mbështetës i shkollës që inkurajon politikat jo-paragjykuese, përmes dyerve të hapura si mundësi e vëzhgimit të orës mësimore.

Përgjegjësia e Shkollës

Shkollat kryejnë vetëvlerësim e brendshëm gjatë periudhës 6-8 javore. Shkolla duhet të përfshijë sa më shumë staf në vlerësimin e brendshëm të shkollës. Është thelbësore që të vëzhgohen sa më shumë orë mësimore të jetë e mundur (joformalisht) për të siguruar prova të qëndrueshme.

Definicioni i i përfshirë në Udhëzimin Administrativ të MASHT-it për vlerësimin e performancës së arsimtarëve është: Vëzhgimi joformal i mësimit - vëzhgim mbështetës dhe jo-gjykues i mësimdhënies, ku çdo personel arsimor duke përfshirë mësuesit, personelin drejtues të shkollës, kolegët nga institucionet e tjera arsimore dhe zyrtarët e MASHT-it kanë të drejtë të vëzhgojnë mësimet pa përdorimin e mekanizmit formal vlerësues.

Shkolla duhet t'i dërgojë pyetësorë stafit, prindërve dhe nxënësve dhe të analizojë rezultatet e pyetësorëve.

Vetë-vlerësimi mbulon 5 fusha:

  1. Menaxhimin dhe Qeverisjen;

  2. Kulturën dhe Ambientin Shkollor;

  3. Mësimdhënien, Nxënien dhe Vlerësimin;

  4. Zhvillimin Profesional të Arsimtarëve me Bazë në Shkollë;

  5. Perfomancën e Nxënësve

Shkolla duhet t'i dërgojë Drejtorit Komunal të Arsimit dhe Inspektoratit të Arsimit raportin e vetëvlerësimit të shkollës.

Shkarkoni këtu dokumentacionin e vetë-vlerësimit të shkollës:

FORMULARI I VETË- VLERËSIMIT TË SHKOLLËS
MATRICA E VËZHGIMIT
UDHËZUES PËR VETË- VLERËSIMIN E SHKOLLËS

Në fazën e parë të procesit, shkollat kryejnë vlerësime të brendshme shkollore, ku një fokus më i madh i kushtohet cilësisë së mësimdhënies dhe të mësuarit në shkollë.

Shkollat përfshijnë sa më shumë personel që është e mundur në procesin e vlerësimit të brendshëm dhe të gjithë mësuesit i hapin dyert pa paragjykime vëzhgimit të orëve mësimore nga ana e kolegëve të tyre për mbledhjen e dëshmive.

Në fazën e dytë të procesit, një ekip mësimdhënësish nga shkollat e tjera brenda komunës kalojnë një javë duke e vlerësuar një shkollë të caktuar brenda komunës.

Për ekipin e jashtëm vlerësues, ky është një ushtrim praktik trajnimi njëjavor dhe gjithashtu ndihmon në validimin e procesit të vlerësimit të brendshëm të shkollës dhe prodhon të dhëna të vlefshme për sistemin arsimor në përgjithësi.

Vlen të theksohet se ky vlerësim nga kolegët nuk zëvendëson vlerësimin zyrtar të jashtëm nga Inspektorati i Arsimit. 

Përgjegjësia e Komunës

Planifikimi i vlerësimeve të udhëhequra nga kolegët

Komuna duhet të ketë një plan vjetor të të gjitha shkollave të cilat do të vlerësohen pëgjatë javës së vlerësimit të udhëhequr nga kolegët.

Komuna duhet të njoftojë drejtorët e shkollave për datat e vlerësimit të shkollave. Vlerësimi duhet të zgjasë jo më shumë se 5 ditë.

Është e rëndësishme që inspektoratet rajonale të informohen për planin komunal në mënyrë që ata të mund të monitorojnë dhe mbështesin procesin.

Mblidhni ekipin për të vlerësuar shkollën

Komuna duhet të formojë ekipin me edukatorë rreth komunës.

Ekipi duhet të përmbajë një gamë personeli nga sektori i arsimit duke përfshirë mësuesit, koordinatorët e sigurimit të cilësisë, trajnerët e certifikuar, drejtorin e shkollës, pedagogun, aktivet profesionale nga shkollat. Ekipi mund të përmbajë edhe përfaqësues nga komuna ose mësimdhënës të tjerë brenda Kosovës.  Megjithatë, shumica e anëtarëve të ekipit duhet të zgjidhen nga shkollat, pasi vlerësimi i udhëhequr nga kolegët është një mekanizëm për ndërtimin e kapaciteteve që trajnon personelin nga brenda shkollave për sigurimin efektiv të cilësisë dhe madhësia e ekipit ndryshon sipas madhësisë së shkollës që vlerësohet.

 

Shkarko dokumentacionin për komunat këtu:

Përgjegjësia e Ekipit Vlerësues

Përpara vizitës, ekipi i vlerësimit duhet të sigurohet se ka lexuar dhe përvetësuar plotësisht informacionin nga:

  1. Raporti i vetëvlerësimit të shkollës dhe dëshmitë elektronike që ka ofruar shkolla

  2. Udhëzuesi për vizitat komunale për sigurimin e cilësisë

  3. Raportet shembullore komunale të sigurimit të cilësisë

  4. Matrica e vëzhgimit të mësimit

  5. Udhëzuesi praktik për praktikat pedagogjike efektive

  6. Udhëzuesi praktik për vëzhgimin efektiv të mësimit

  7. Prezantimi Pedagogjik i përditësuar

Është e rëndësishme që ekipi vlerësues të ketë krenari profesionale për rolin e tyre dhe të sigurojë që të gjitha provat e mbledhura të trajtohen në mënyrë konfidenciale. Dëshmitë dhe rekomandimet do të shfaqen në raportin përfundimtar transparent. Dëshmitë nga vëzhgimet e mësimit nuk duhet të ndahen në mënyrë joformale me askënd përveç anëtarëve të ekipit të vlerësimit.

 

Roli i vlerësuesve nuk është për të notuar dhe gjykuar mësimdhënësit. Roli kryesor është mbledhja e dëshmive që mbështesin rekomandimet konstruktive që do të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë.

Dokumentet relevantet gjeni këtu:

FORMULARI I VETË- VLERËSIMIT TË SHKOLLËS
xx
xx

Raporti i vlerësimit të udhëhequr nga kolegët

 

Raporti duhet të jetë mbështetës dhe jo-gjykues, por duhet të tërheqë vëmendjen në fushat që kërkojnë zhvillim të mëtejshëm.

  • Raporti nuk përmban emrat e asnjë anëtari të stafit të shkollës. Është raport i përgjithshëm për të gjithë shkollën.

  • Drejtori i shkollës dhe/ose DKA duhet ta ndajnë raportin me personelin, prindërit dhe këshillin e nxënësve.

  • Shkolla duhet të përdorë gjetjet nga raporti për t'u përfshirë në planin zhvillimor të shkollës dhe planin e zhvillimit profesional.

  • DKA duhet të analizojë të gjitha raportet kolektivisht për të informuar planifikimin komunal.

 Dokumentet relevante gjeni këtu:

Modulet
 

Udhëzues
 

Dokumente të tjera relevante
 

bottom of page