top of page

Rishikimi dhe zhvillimi i teksteve shkollore

Një nga komponentët kryesore të projektit të Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor të mesëm të ulët”, KosEd është rishikimi dhe zhvillimi i teksteve shkollore aktuale në sistemin e arsimit në Kosovë.

Komponenta e zhvillimit të teksteve shkollore në linjë me standardet dhe praktikat evropiane po ashtu parasheh edhe zhvillimin e bazës ligjore adekuate që rregullon këtë çështje.

Andaj, KosEd bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në fazën e parë të projektit, ka bërë rishikimin e 38 teksteve shkollore të Gjuhës Shqipe dhe Matematikat për klasat 1-9, duke u përmbledhur në një raport, që u prezantua publikisht dhe u dorëzua edhe tek Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti.

Raporti u realizua duke u mbështetur në synimet e përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e arsimit, veçanërisht qëllimin për tekste shkollore cilësore për të gjithë nxënësit. KosEd në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian, në vitin 2023 kishin filluar procesin e rishikimit të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës në arsimin e obligueshëm (klasat 1-9), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit pasuniversitar.

Raporti  më pas u publikua në dhjetor të vitit 2023 dhe gjetjet u shpalosën publikisht në prezencë të të gjithë akterëve institucionalë dhe palët e tjera të interesit.

Përmirësimi i arsimit: 

Raport mbi rishikimin e teksteveshkollore për arsimin e obligueshëm(Faza 1)

“Ky rishikim është realizuar përmes një bashkëpunimi të gjerë, ku janë përfshirë ekspertë arsimorë dhe mësimdhënës nga shkollat tona. Përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuuar për raporte gjithëpërfshirëse dhe profesionale dhe mirënjohje për BE-në si partner kyç në vazhdimësi”,

Ministrja e MAShTI, Arbërie Nagavci

bottom of page