Projekti i Bashkimit Evropian "Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë" - KosEd, ka kënaqësinë të ndaj arritjen e radhës, atë të certifikimit të më shumë se 40 mësimdhënësve të Drenasit nga programi i trajnimit ‘Vlerësimi nga kolegët’.
KosEd ka pasur kënaqësinë të ketë përkrahjen e plotë të kryetarit të Komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili që nga fillimi ka qenë i hapur për implementimin e plotë të programit të trajnimit ‘Vlerësimi nga kolegët’.
Komuna e Drenasit është treguar komunë shembull me përpjekjet e saj në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve,
Detaje nga Programi ‘Vlerësimi nga kolegët’:
Programi i trajnimit ‘Vlerësimi nga kolegët’ ofrohet ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtorisë Komunale të Arsimit, shkollës dhe projektit KosEd dhe është akredituar nga MAShTI.
Qëllimi i programit të trajnimit për vlerësim të kolegëve me bazë në shkollë është të mbështësë mësimdhënësit për përmirësim të praktikave të mësimdhënies duke sigurar të dhëna autentike për mësimdhënie në klasë.
Programi 'Vlerësimi i udhëhequr nga kolegët' është një proces vlerësimi mbështetës i shkollës që inkurajon politikat jo-paragjykuese, përmes dyerve të hapura si mundësi e vëzhgimit të orës mësimore.
Komuna e Drenasit përmes programit "Vlerësimi nga Kolegët”, ka vlerësuar në total tetë shkolla. Mbi 150 mësues në nivel shkolle dhe 42 mësues si pjesë e ekipit komunal të vlerësimit morën pjesë aktivisht në këtë proces.
コメント