Praktika pedagogjike e bazuar në dëshmi
Qëllimi i programit të trajnimit të mësimdhënësve me bazë në shkollë është të mbështësë mësimdhënësit për zbatimit praktik dhe gjithëpërfshirës të kurrikulës së re, përkatësisht integrimin e praktikave pedagogjike të bazuara në dëshmi në arsimin parauniversitar.
Programi i trajnimit është i përgatitur si resurs mbështetës për të gjithë mësimdhënësit e shkollës dhe në përputhje me nevojat e identifikuara nga ata/ato.
Ai synon t’i përkrahë mësimdhënësit në identifikimin e formave të zbatimit të efektshëm të kurrikulës duke siguruar:
- përshkrimin në hollësi të temave, koncepteve dhe udhëzimeve për zbatim të praktikës pedagogjike të bazuar në dëshmi;
- diskutimin e temave me interest duke i përshtatur me mundësitë dhe kapacitetet e pjesëmarrësve;
- integrimin e elementeteve që e karakterizojnë njëmësimdhënie efikase dhe gjithëpërfshirëse në punën e përditshme në shkollë/klasë.
Programi thekson rëndësinë e rolit të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, mentorimit dhe përkrahjes ndërmjet kolegëve, si dhe nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve.
Progami zhvillohet gjatë 48 orëve të cilat janë të organizuara në tetë module dhe zbatohen sipas një kalendari të përshtatur varësisht nga kushtet dhe mundësitë e shkollave.
Programi do të ofrohet në komuna dhe shkolla, sipas kërkesave të komunave dhe në koordinim me projektin KosEd.
​
Programi përfshinë tetë module nga tetë orë trajnim dhe detyra:
-
Moduli 1: Mësimdhënia reaguese
-
Moduli 2: Informata kthyese efektive dhe vlerësimi
-
Moduli 3: Mësimnxënia e individualizuar
-
Moduli 4: Të nxënit e vetërregulluar
-
Moduli 5: Përfshirja e mësimit aktiv në praktikën pedagogjike
-
Moduli 6: Përfshirja e mësimit bashkëpunues në praktikën pedagogjike
-
Moduli 7: Të nxënit me nxënësin në qendër
-
Moduli 8: Formësimi aktiv i të nxënit nga nxënësit
​