top of page
  • KosEd

Projekti KosEd synon të përmirësojë arsimin fillor dhe të mesëm të lartë në Kosovë

Komiteti i parë drejtues i projektit të Bashkimit Evropian "KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë", mbajti një takim më 8 qershor 2022 për të diskutuar zbatimin e aktiviteteve që do të gjenerojnë rezultate të prekshme në arsimin parauniversitar në Kosovë.


Projekti KosEd do të ofrojë asistencë teknike për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), për reformimin e teksteve shkollore, rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të arsimit dhe sigurimin e cilësisë dhe zhvillimit profesional të mësimdhënies.


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në këtë takim tha se “Bashkimi Evropian mbetet partner vital në promovimin e arsimit cilësor dhe mbështetjen e rrugëtimit drejt integrimeve evropiane”.


“Projekti KosEd pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në sektorin e arsimit në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e burimeve njerëzore të kualifikuara dhe promovimin e progresit social dhe ekonomik”, shtoi Nagavci.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë cilësinë, llogaridhënien dhe aksesin e sistemit të arsimit parauniversitar në Kosovë.


Projekti do të ofrojë zgjidhje për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit në shkolla, të mbështetur nga sisteme të fuqishme të sigurimit të cilësisë, zhvillimi profesional i mësuesve të bazuar në nevojat, kornizat e rekrutimit të bazuara në merita dhe tekste shkollore me cilësi të lartë.

Projekti do të mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MESTI) në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës (PSAK) 2017-2021 dhe 2022-2026, i cili është në përputhje me Strategjinë Zhvillimore Kombëtare.

5 views0 comments

Kommentare


bottom of page