top of page
KosEd

KosEd vazhdon të fuqizojë mësimdhënësit me programin e trajnimit "Modeli Kosovar i Sigurimit të Cilësisë i Udhëhequr nga Kolegët"



Projekti i Bashkimit Evropian - KosEd ka vazhduar me sukses me certifikimin e mbi 40 mësuesve dhe personelit arsimor në programin "Modeli Kosovar i Sigurimit të Cilësisë i Udhëhequr nga Kolegët". Ky program është një mekanizëm thelbësor për përmirësimin e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë.


Drejtori i Arsimit i Komunës së Kamenicës, Afrim Dervishi, rikonfirmoi angazhimin e komunës për të vazhduar në shtator me shkolla të tjera në trajnimin për vlerësimin e shkollave dhe mësimdhënsve, duke e cilësuar këtë si një mundësi të mirë për përmirësimin dhe zhvillimin profesional të tyre.


Ne falënderojmë z. Dervishi për pasqyrimin e qasjes pozitive dhe konstruktive që synojmë të promovojmë mes mësimdhënsve.

Ndikimi i menjëhershëm i këtij programi ishte i dukshëm nga reagimet e shkollave të ndryshme. Drejtorët e shkollave dhe mësuesit shprehën se ky trajnim ua ka hapur sytë.


Ky angazhim i rëndësishëm nga Komuna e Kamenicës dhe stafi arsimor është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit parauniversitar në Kosovë.


Ky sukses është arritur falë mbështetjes sonë dhe asaj të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.


Deri tani, KosEd ka certifikuar mbi 1,000 persona të stafit arsimor në kuadër të programit "Modeli Kosovar i Sigurimit të Cilësisë i Udhëhequr nga Kolegët", duke u përqendruar në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve nëpër shkolla.

2 views0 comments

Comentários


bottom of page