Projekti i Bashkimit Evropian "KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë" dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizuan punëtori dy-ditore që synom reformimin e procesit të licencimit dhe zhvillimit profesional për mësimdhënësit në Kosovë.
Punëtoria, e mbajtur në datat 4-5 tetor 2022, ishte një përpjekje bashkëpunuese për të rishikuar tre Udhëzimet Administrative që rregullojnë këto procese.
Duke ofruar asistencë teknike për të përmirësuar procesin e licencimit dhe për të rritur mundësitë e zhvillimit profesional për mësuesit, ekipi i projektit synoi të sjellë një ndryshim të shumëpritur në sistemin arsimor.
Ekipi i projektit KosEd është optimist se punëtoria do të japë rezultate pozitive dhe do të rezultojë në një sistem më efikas për licencim dhe zhvillim profesional.
Kjo reformë është thelbësore për të siguruar që sistemi arsimor i Kosovës t'u sigurojë nxënësve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të pasur sukses.
Comments