Projekti i Bashkimit Evropian, "Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët", në bashkëpunim me Instituti Pedagogjik i Kosovës, kanë zhvilluar këtë fundjavë sesionet e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore.
Komunat e përfshira në trajnim:
- Kamenica;
- Lipjani;
- Prizreni;
- Rahoveci;
- Istogu;
- Podujeva dhe;
- Skenderaj.
Qëllimi i programit:
Këto trajnime kanë për synim zhvillimin profesional të mësimdhënësve përmes përgatitjes së tyre për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore, një proces që kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Programi gjithashtu mbështet mësimdhënësit në procesin e rilicencimit dhe avancimit në karrierë.
Ky program është i miratuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve në MAShTI.
Modulet e trajnimit përfshijnë:
Parimet dhe metodologjia për rishikimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore;
Kriteret dhe përshkruesit për rishikimin e teksteve;
Analiza e teksteve dhe raportimi i të dhënave.
Programi përmban 48 orë për certifikim (trajnim dhe aktiviteve praktike).
Programi mbështetet nga MASHTI, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe projekti KosEd, duke përfaqësuar një angazhim të përbashkët për përmirësimin e materialeve dhe teksteve shkollore. Ky program synon të fuqizojë mësimdhënësit, duke i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e përzgjedhjes dhe rishikimit të teksteve shkollore.
KosEd falënderon Institutin Pedagogjik të Kosovës për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend.
Comments