Gjatë Konferencës Shkencore të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosoves eksperti i KosEd, Robert Blease, prezantoi "Modelin Kolegial të Sigurimit të Cilësisë në Kosovë", programin e trajnimit të krijuar nga projekti i Bashkimit Evropian – KosEd.
Në konferencën me temë kryesore: “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin parauniversitar në Kosovë: përvojat dhe perspektivat për të ardhmen”, Blease theksoi se ky program trajnimi është një mekanizëm gjithëpërfshirës që promovon praktikat më të mira nëpërmjet trajnimeve dhe vëzhgimeve të hapura të klasave.
Blease theksoi se ky model ndihmon mësimdhënësit të mbledhin dhe ndajnë të dhëna cilësore për vendimmarrje më të mirë, ndërsa krijon një kulturë bashkëpunimi dhe vëzhgimi të hapur të klasave.
Për komunat, ky model ofron mjete për të identifikuar dhe adresuar çështje sistematike, duke krijuar kështu një bazë të fortë për përmirësimin e vazhdueshëm të arsimit në nivel lokal dhe kombëtar.
Blease theksoi se mbi 1,000 mësues tashmë kanë përfituar nga programi i trajnimit dhe mbi 100 shkolla kanë përfunduar ose janë në proces të përmirësimit të vlerësimeve të brendshme.
"Dyert e klasave janë hapur për vëzhgime informale, duke thyer barrierat dhe fuqizuar bashkëpunimin mes mësimdhënësve!", tha ai.
Comments