Projekti KosEd "Përkrahja për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë", ka zhvilluar dy programe trajnomi për mbështetje të shkollave dhe komunave në ngritjen e kapaciteteve për zhvillim profesional me bazë në shkollë dhe sigurim të cilësisë. Këto programe tashmë janë aprovuar nga MASHTI.
1.Programi i trajnimit: Vlerësimi nga kolegët
Qëllimi i programit të trajnimit për vlerësim të kolegëve me bazë në shkollë është të mbështësë mësimdhënësit për përmirësim të praktikave të mësimdhënies duke sigurar të dhëna autentike për mësimdhënie në klasë.
Programi i trajnimit është i përgatitur në mbështetje të mësimdhënësve, koordinatorëve të cilësisë, drejtorëve të shkollave dhe inspektorëve të arsmit. Programi mbështetet në nevojat e identifikuara gjatë vizitave/takime një-vjeçare me shkolla/komuna.
Ai synon t’i përkrahë mësimdhënësit, dhe personelin e shkollës në përgjithësi, në aplikimin e formave për vëzhgim të efektshëm dhe jo sfidues duke siguruar:
përshkrimi në hollësi i hapave për vlerësim, koncepteve dhe udhëzimeve për zbatim të vlerësimit të kolegëve;
mbledhja/shënimi i të dhënave autentike dhe të besueshme, diskutimin dhe reflektimi për gjetjet nga vlerësimet;
mbështetja për udhëheqjen e shkollës, DKA dheInspektoratin e arsimit në identifikimin e formave për përmirësim të mësimdhënies bazuar në dëshmitë nga vëzhgimet.
Progami zhvillohet gjatë 50 orëve të cilat janë të organizuara gjatë dy deri tri javëve varësisht nga kushtet dhe mundësitë e shkollave.
Aktualisht, në këtë program janë të përfshira 4 komuna dhe 8 shkolla. Programi do të ofrohet edhe në komuna dhe shkolla tjera, sipas planit të projektit.
2.Programi i trajnimit: Praktika pedagogjike e bazuar në dëshmi
Qëllimi i programit të trajnimit të mësimdhënësve me bazë në shkollë është të mbështesë mësimdhënësit për zbatimit praktik dhe gjithëpërfshirës të kurrikulës së re, përkatësisht integrimin e praktikave pedagogjike të bazuara në dëshmi në arsimin parauniversitar.
Programi i trajnimit është i përgatitur si resurs mbështetës për të gjithë mësimdhënësit e shkollës dhe në përputhje me nevojat e identifikuara nga ata/ato. Ai synon t’i përkrahë mësimdhënësit në identifikimin e formave të zbatimit të efektshëm të kurrikulës duke siguruar:
përshkrimin në hollësi të temave, koncepteve dhe udhëzimeve për zbatim të praktikës pedagogjike të bazuar në dëshmi;
diskutimin e temave me interes duke i përshtatur me mundësitë dhe kapacitetet e pjesëmarrësve;
integrimin e elementeteve që e karakterizojnë një mësimdhënie efikase dhe gjithëpërfshirëse në punën e përditshme në shkollë/klasë.
Programi thekson rëndësinë e rolit të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, mentorimit dhe përkrahjes ndërmjet kolegëve, si dhe nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve.
Programi zhvillohet gjatë 48 orëve të cilat janë të organizuara në tetë module dhe zbatohen sipas një kalendari të përshtatur varësisht nga kushtet dhe mundësitë e shkollave.
Programi fillimisht do të ofrohet në 4 komuna dhe 8 shkolla partnere të projektit. Pastaj, ky program do të ofrohet edhe në komuna dhe shkolla tjera, sipas kërkesave të komunave dhe në koordinim me projektin KosEd.
KosEd falenderon MAShTI-n për njohjen e vlerës së këtyre programeve trajnuese në avancimin e cilësisë së arsimit në Kosovë!
Commentaires