Projekti "Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë" "KosEd" i financuar nga Bashkimi Evropian ka kënaqësinë të ndajë një arritje të rëndësishme në qëllimin e tij të vazhdueshëm - rishikimin e teksteve shkollore.
Të shtyrë nga një angazhim i palëkundur ndaj arsimit, secili nga ekipet tona për rishikimin e teksteve shkollore i ka përfunduar me sukses raportet e tyre gjithëpërfshirëse, duke treguar kështu përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Nën drejtimin e ekspertes Florence Mihaela Singer, projekti ka prodhuar me sukses tridhjetë e tetë raporte gjithëpërfshirëse të rishikimit për tekstet shkollore që janë në katalogun e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHTI).
Në këtë proces pilot të rishikimit të teksteve shkollore u rishikuan të gjitha tekstet aktuale për klasat 1 deri në 8 (fazat kryesore 1 deri në 4) për gjuhën shqipe dhe matematikën.
30 ekspertë vendorë, përfshirë 26 recensentë, 4 ekspertë vendorë të KosEd-it, dhe një eksperte ndërkombëtar, u përfshinë si trajnerë në proces.
Këta ekspertë u mobilizuan falë ndihmës së shpejt të dhënë nga Zyra e BE-së në Kosovë, të cilët përfunduan raportet në kohe rekorde me efikasitet. Kjo arritje është një dëshmi e shpirtit bashkëpunues dhe përkushtimit të palëkundur të ekipeve të përfshira për tekste cilësore për nxënësit e Kosovës.
Puna e jashtëzakonshme e kryer nga ekipet tona, veçanërisht gjatë një periudhe me resurse dhe mbështetje të kufizuar, përçon një mesazh të fuqishëm tek të gjitha palët e interesuara!
Ky moment i rëndësishëm shërben si një mësim i vlefshëm, duke nënvizuar rëndësinë e njohjes dhe kultivimit të talentit dhe përkushtimit brenda sektorit të arsimit. Projekti KosEd mbetet i palëkundur në misionin e tij për të bërë ndryshime pozitive dhe progres në arsim, duke ruajtur përkushtimin e tij për të përmirësuar cilësinë e materialeve mësimore në dispozicion të nxënësve në Kosovë.
Comentários